Detaje nga aksidenti në Roskovec/ Humb jetën çobani, plagosen dy shoferët. Dëmtohen 30 krerë dele

17 Shkurt 2025, 20:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje nga aksidenti në Roskovec/ Humb jetën çobani, plagosen

Një aksident i rëndë u shënua në Suk 1, në Roskovec. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë-Suk 1, ku dy automjete tip Benz janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë  e goditjes së fortë ka mbetur i plagosur një çoban.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku ka ndërruar jetë, teksa të dëmtuar kanë mbetur dhe drejtuesit e automjeteve.

Gjithashtu, janë dëmtuar 30 krerë dele.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128