Detaje nga pengmarrja në Tiranë/ I moshuari shkoi për ta takuar, 32-vjeçarja e futi në kurth

30 Prill 2025, 13:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje nga pengmarrja në Tiranë/ I moshuari shkoi për ta takuar,

Detaje të reja janë mësuar nga pengmarrja e 68-vjeçarit, Edvar Agalliu, i cili u mor me forcë më 29 prill 2025 nga një grup personash dhe u mbajt peng për disa orë, ndërsa ata kërkuan një shumë të madhe parash për lirimin e tij.

U raportua se kjo pengmarrje ka qenë e planifikuar, pasi 68-vjeçari ka rënë në kurthin e ngritur nga Nikoleta Begolli, një prej personave të arrestuar për këtë rast.

Nga hetimet ka rezultuar se Edvar Agalliu kishte filluar të fliste me Nikoleta Begollin, e cila kishte një lidhje me Sulejman Sinën, një person të dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Dyshohet se pas komunikimeve me Begollin, Agalliu është ftuar nga kjo e fundit që të shkojë në zonën e Pazarit të Ri, ku ka rënë në pritën e përgatitur nga një grup prej tre personash.

Pas takimit, Agalliu është detyruar të hipte në një automjet, ku është mbajtur i mbyllur dhe i kërcënuar nga autorët për të dorëzuar një shumë prej 2 milionë lekësh. Kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj jetës së tij ka detyruar bashkëshorten e 68-vjeçarit që të dorëzojë një pjesë të shumës së kërkuar. Pjesa tjetër e shumës u sekuestrua më vonë nga Policia gjatë operacionit të koduar “Imediat”.

Sulejman Sina, i cili ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, është një person me një histori kriminale, pasi më parë ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë.

Hetimet janë ende në vazhdimësi, ndërsa autorët e këtij akti kriminal janë vënë në pranga dhe po përballen me akuzat për pengmarrje dhe shantazh.

 

Po ndodh...

ide