Detaje nga tentativa për vrasje te shqiptares në Itali nga bashkëshorti, fshqinjët janë traumatizuar

Tentativë për vrasjen e gruas mbremjen e djeshme, 15 maj, në San Maurizio Canavese , një punëtor 62-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia pasi tentoi të vriste me thikë gruan e tij 58-vjeçare.
Bazuar në rindërtimet fillestare të hetuesve të Policisë Ciriè , sulmi do të kishte ndodhur në fund të një debati të dhunshëm, ndoshta jo i pari.
Fqinjët kanë ngritur alarmin në 112 pasi kanë dëgjuar britmat e gruas. E goditur nga tre goditje, viktima u transportua me kod të kuq në San Giovanni Bosco në Torino . "Ishte kërcënuese për jetën"; jane shprehur deshmitaret
Policia, e koordinuar nga prokuroria e Ivrea-s, dëgjoi burrin për të rindërtuar dinamikën e sulmit dhe e arrestoi pasi dyshohej rëndë për "vrasje të mbetur në tentativë dhe abuzim familjar". Ende nuk dihet motivi. sulmuesi tani ndodhet në burgun e Ivreas. Përkthyer nga RAI - Transmeton Alfapress.al
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


