Dhunoi gruan dhe fëmijën, arrestohet 63-vjeçari në Durrës

23 Janar 2023, 13:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunoi gruan dhe fëmijën, arrestohet 63-vjeçari në

Një 63-vjecar është arrestuar në Durrës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur. Policia thotë se i arrestuari është M.N, 63 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 17-vjeçar”, njofton Policia.

Pas arrestimit në flagrancë, kryefamiljari nga Durrësi do të përballet me akuzën e “dhunës në familje”.

 

Po ndodh...

ide