Digjet një kamion në Tiranë pranë 'Pallatit me Shigjeta'

8 Nëntor 2022, 10:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Digjet një kamion në Tiranë pranë 'Pallatit me

Një kamion është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë mëngjes në rrugën në afërsi të Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Dyshohet për defekt elektrik. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit për të shuar flakët.

NJOFTIMI ZYRTAR

Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



 

Po ndodh...