“Djali na mori në qafë”/ Vrasja e Ramazan Matajt, babai i autorit: Kërkoj të largohemi nga këtu

8 Janar 2025, 23:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Djali na mori në qafë”/ Vrasja e Ramazan Matajt, babai i

Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër kërkoi falje në emër të të birit.

Rrustem Hasaj kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës.

“Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje sdo shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë info kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë”.

Rrustem Mataj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.

“Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”.

Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen.

“Kërkoj të largohem një orë më parë me familjen time”, tha ai në një intervistë për “Top Story”.