Dogana e Përgjithshme kalon online pesë shërbime të rëndësishme

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka njoftuar ditën e sotme kalimin online të pesë shërbimeve të rëndësishme.
Aplikimi online për pajisjen me dokumenta të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, do të bëhet përmes portalit qeveritar “e-Albania”.
“Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, një pjesë e aplikimeve për vendime të favorshme (autorizime, leje dhe licensa) realizohen vetëm online përmes portalit e-Albania”- thuhet në njoftim.
Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online. Pas këtij vendimi, kalojnë online konkretisht shërbimet e mëposhtme:
Aplikim për Autorizim për Administrim të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm
Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuar.
Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëm
Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetër
Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RLP me përjashtim të pjesshëm.
-
-
Humbet ndjenjat polici gjatë protestës së Rithemelimit
30 Prill, 18:09 -
Veliaj i tmerroi të gjithë
30 Prill, 18:02
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



