Donald Veshaj largohet nga ekrani? Romeo shfaqet i vetëm në skenë

18 Mars 2023, 11:59 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Donald Veshaj largohet nga ekrani? Romeo shfaqet i vetëm në skenë

Romeo dhe Donald Veshaj, kanë qënë të pandashëm në ekran. Që në fillimet e tyre në “Al-Pazar” Romeo dhe Donald Veshajn i kemi parë gjithmonë bashkë.

E vetmja herë kur u ndanë ishte kur Donaldi mori pjesë në “Big Brother VIP” por pas formatit ata sollën “Më lër të flas” me dy sezone. Por në sezonin e tretë të emisionit, Donaldi nuk do jetë. Kjo u vu re në promon e prezantuar pak minuta më parë, ku shihet vetëm Romeo i cili pranon se do jetë moderatori i vetëm. ”Do të jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjizor”-tha Romeo. Nga ana tjetër, Donaldi ka shprehur mbështetje ndaj vëllait të tij por me shaka i thotë se nuk e ka të gjatë.

”Suksese maj bradher, por nuk e ke të gjatë”-shkruan Donaldi në “instastory”. Nuk dihet nëse Donaldi po tërhiqet përfundimisht nga televizioni apo është vetëm një periudhë pushimi. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por Donaldi na ka treguar në mediat sociale se po fokusohet te arkitektura dhe interior design.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128