Dorëhiqet Muhamet Rrumbullaku/ Ja kush pritet ta zëvendësojë drejtorin e Policisë së Shtetit
Pas dy viteve në detyrën e lartë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, papritur ka dhënë dorëheqjen e detyruar. Lajmi konfirmohet për Alfapress.al nga burime pranë Rrumbullakut, sipas të cilave në vend të tij është komanduar zëvendës drejtori aktual, Sokol Bizhga. Mësohet se largimi i Rrumbullakut është kërkuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, por formalitetet ja ka ngarkuar ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Muhamet Rrumbullaku e ka dorëzuar dorëheqjen një ditë më parë në orët e mbrëmjes. Sipas burimeve , edhe urdhri për komandim të Sokol Bizhgës në këtë post është bërë një ditë më parë.
Sokol Bizhga më herët deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.
Të premten ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë një komunikim me mediat, për herë të parë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri. Edhe pse Rrumbullaku vetë personalisht nuk rezulton deri më tani në dosjet e SPAK që kanë lidhje me dekriptimin e aplikacioneve EnkroChat dhe SKY, mjaft bashkëpunëtorë të tij janë duke u hetuar.
Gjithashtu ministri pritet të bëjë publike dhe ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe në drejtoritë rajonale./Alfapress.al
A do ta fitojë SPAK luftën, me klasën politike të korruptuar?
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128