Dosja e Lefter Allës, Artan Hoxha jep detaje: Si e mori postin nga daja që ishte me LSI-në, preu shiritin dhe..

23 Mars 2023, 23:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja e Lefter Allës, Artan Hoxha jep detaje: Si e mori postin nga daja

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si e ka marrë Lefter Alla drejtimin e Bulqizës. I ftuar në “Opinion”, Alla tha se mandatin e kryebashkiakut më përpara e ka pasur daja i tij.

Hoxha tha se në momentin që është zhvilluar ceremonia, daja, që ka qenë përfaqësues i LSI-së, ka prerë shiritin dhe ia ka kaluar postin nipit. Me ardhjen e Altin Dumanit në kye të SPAK, Hoxha tha se janë 'shkundur' disa dosje.

“Qëkur ka ardhur drejtuesi i ri Dumani, duket se është shkundur SPAK. Kanë lëvizur disa dosje, kanë bërë veprime konkrete. Alla pretendon se është goditur politikisht se ka kërkuar që të rikandidojë. Mandatin para Allës e ka pasur daja i vet, i cili ka qenë përfaqësues i LSI.

Kur është bërë ceremonia e dorëzimit të shiritit, daja i ka dorëzuar nipit dhe e ka drejtuar ky gjatë kësaj kohe. Bulqiza ka shumë probleme.

Në atë zonë ndodhet pasuria më e madhe e kromit që është në Shqipëri e prandaj ka pasur interesa. Veprimi i SPAK ka nxjerrë nga loja të gjithë administratën e bashkisë. SPAK e shkriu bashkinë.

Atë që SPAK ka bërë tek Bulqiza, këtë duhet të veprojnë tek inceneratorët sepse mund të na ndryshojnë disa kanidiatë për fushatën elektorale,”- tha Hoxha.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128