Dosja e SPAK/ Zbardhet plani i Ervis Martinajt për të vrarë “Doçen”, por atentati dështoi! Ish-deputeti Arben Doka donte eliminimin e “Leksit të druve”

19 Maj 2024, 11:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja e SPAK/ Zbardhet plani i Ervis Martinajt për të vrarë

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur disa tentativa vrasje nga grupet kriminale.

Në dosjen e SPAK thuhet se është zbardhur plani i Ervis Martinajt për ekzekutimin e Fatmir Hysenit i njohur si Doça, i cili akuzohej për vrasjen e mikut të tij Santiago Malko.

Ai kontaktoi Viktor Imerin dhe ky i fundit disa vrasës më pagesë, por nuk arritën Docen, për shkak se ai ishte në kërkim.

Një tjetër episod është plani që ishin deputeti, Arben Ndoka kishte për vrasjen e Aleksandër Dedës i njohur si Leksi i Druve, pasi dyshonte se kishte rol në vrasjen e të vëllait.

Në këtë epsido përfshihet edhe nipi i tij, Samueli, dhëndri Arjan Tuku dhe Vinsent Tuku.

Në lidhje me grupet kriminale të Rrëshenit SPAK thotë Edison Reci nipi i Kastriot Recit i ekzekutuar me snajper në mes të Rrëshenit, pajtoi Fatmir Troplinin i njohur si Miri i Pojës dhe Arben Mërkuri i njohur si Maneci ky i fundit i ekzekutuar disa kohë më për të vrarë hasmin Preng Gjinin.

Atij iu vendos eksploziv, një ngjarje që tronditi Tiranën, në shtator të 2020, por pavarësisht shpërthimit Preng Gjini mundi ti mbijetonte.

Pjesë e grupit të Edison Recit ishte dhe Klodian Shahini që atë kohë ishte me detyrë Shef i Seksionit kundër drogës në policinë e Lezhës. Ai e informonte Reçin për çdo lëvizje të hasmit të tij, Preng Gjini.