Drejtohej nga shqiptarë, çmontohet shpërbëhet rrjeti i drogës mes Italisë dhe Spanjës

14 Nëntor 2025, 16:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Drejtohej nga shqiptarë, çmontohet shpërbëhet rrjeti i

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike që vepronte mes Italisë dhe Spanjës.

Gjatë aksionit u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe lëndë të tjera narkotike.

Sipas policisë së Busto Arsizio, organizata ishte e përbërë nga shtetas shqiptarë, rumunë dhe italianë. Në total u sekuestruan mbi 3 kilogramë kokainë, hashash, heroinë, materiale paketimi dhe rreth 5 mijë euro në para të gatshme.

Operacioni u krye më 12 nëntor, në zonat Varese, Alto Milanese dhe në provincat Pavia, Monza dhe Aosta, me pjesëmarrjen e disa ekipeve të policisë dhe njësive me qen antidrogë. Janë ekzekutuar urdhra paraburgimi për shtatë shtetas shqiptarë dhe një italian, ndërsa arrestime të tjera u bënë në flagrancë gjatë kontrolleve.

Hetimet kanë zgjatur rreth dy vite dhe kanë nisur pas vëzhgimit të shpërndarjes së kokainës në zonën Busto Garolfo dhe Busto Arsizio.

Gjatë hetimit u identifikuan banesa të përdorura si ambiente për përgatitjen e drogës, mjete të regjistruara në emër të personave të tjerë dhe pika takimi në disa biznese.

Po ndodh...

ide