Dyshohet se janë përfituar nga droga, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari në Gjirokastër
25 Qershor 2025, 19:24 / AKTUALITET

Një 45-vjeçari në Gjirokastër i janë sekuestruar pasuri me dyshimin se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për shtetasin Katan Baho, i njohur edhe me emrin Sokrat Baho, banues në fshatin Valare.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:
Një bar-kafe dhe hotel katërkatësh në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër;
Një ndërtesë dykatëshe me papafingo në fshatin Valare;
Një ndërtesë tjetër dykatëshe në të njëjtin fshat;
Një truall me servis makinash në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
Një lokal në lagjen “Grehot”;
Një automjet “Audi Q7”;
Tetë automjete të tjera, për të cilat vazhdohet puna për gjetjen dhe sekuestrimin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





