
E FUNDIT/ Aksident në Elbasan, e moshuara po tentonte të kalonte rrugën, përplaset nga makina

16 Mars 2023, 19:32 / AKTUALITET
Një aksident është regjistruar në Unazën Jugore të Elbasanit gjatë mbrëmjes së sotme, ku është plagosur një e moshuar.
Mësohet se e moshuara ka tentuar që të kalojë rrugën kur është përplasur nga një makinë.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se automjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe për këtë shkak nuk ka mundur ta evitojë përplasjen e të moshuarës.
Ndërsa policia po heton shkaqet që sollën aksidentin, ndërkohë e moshuara është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128