E FUNDIT/ “Benzi” godet shtyllën e ndriçimit dhe përfundon në kanal duke marrë flakë, ndërron jetë i riu në Berat

Një aksident me pasojë vdekjen e një 28 vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Berat – Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje. I riu ka humbur jetën gjatë natës në qytetin e Beratit, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.
Makina pasi ka goditur shtyllën e ndriçimit ka rënë në kanal duke shpërthyer më pas në flakë, ndërsa shtetasi K.M, ka mbetur brenda mjetit.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacione paraprake.
Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
-
Parashikimi i motit 21 shkurt 2023
21 Shkurt, 07:15 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


