E intimiduan në rrjete sociale, tezja e 27 vjeçares hedh akuza të forta: E vranë, s'u hodh nga pallati

12 Shkurt 2024, 11:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

E intimiduan në rrjete sociale, tezja e 27 vjeçares hedh akuza

Tezja e Sibora Abedinit, 27-vjeçares që i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt e banesës ku jetonte me qira, ka ngritur akuza të forta në media.

Ajo pretendon se mbesa e saj nuk është vetëvrarë, por aludoi se e kanë vrarë persona të tjerë.

Tezja e drejtoi gishtin drejt Altin Çokut, i cili është personi që u arrestua si i dyshuari që publikoi foton e saj intime në rrjete sociale.

Në foto shihej e reja në momente intime me Çokun në një dhomë hoteli. Ky i fundit pretendon se fotoja nuk është shpërndarë prej tij, por nga miku i tij i ngushtë.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time e kanë vrarë. Kanë ardhur këtu, e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçare. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë.

Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

 

Po ndodh...