
“E marrim një 40 mijëshe”- Si oficeri i policisë Erdit Hazizaj i kërkonte ndere Kristo Qiricit dhe i siguronte rrugë të lira ‘nga shteti’ për transport droge: ‘File’, ndonjë fletë hoteli për çunat…

Në shënjestër/ Më datë 7 Mars 2020, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë’ është trafikuar për në Greqi sasia prej 1 144 kg ‘cannabis sativa’ e papërpunuar, 4 kg ‘cannabis’ i përpunuar (çokollatë) dhe 916 gr ‘cannabis” i përpunuar (vaj).
Ku në po këtë datë, rreth orës 14:30, organet e zbatimit të ligjit në Athinë, sekuestruan 949 pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin ‘cannabis’ të papërpunuar, me peshë bruto 1 144 kg, si dhe dy pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin “cannabis” të përpunuar (çokollatë).
Por ndërsa autoritetet greke mundën të kapin këtë ngarkesë me kanabis të ardhur nga Shqipëria dhe të arrestonin dy shtetasit italianë, këta të fundit zgjodhën të mos flasin se kush ishin në të vërtetë porositësit e mallit.
Madje ata ia ngarkuan drogën një shtetasi nga Bosnja, që në fakt nuk ekzistonte. Dhe thanë se e kishin marrë përsipër këtë mision, për shkak të borxheve që kishin në Itali.
Por ndërsa vitet kaluan dhe gjithçka duket se u hodh paq, bisedat në Sky Ecc, zbuluan se porositësit e kësaj ngarkese në fakt ishin Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj.
Që siç shikohet edhe në këto biseda të shkëputura nga komunikimet midis tyre në Sky Ecc flasin mbi arrestimin e dy italianëve në Greqi dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që grupi kriminal kishte kaluar në këtë vend. Por zbulojnë edhe pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale midis tyre edhe oficerët e policisë që i ndihmonin të kalonin të pashqetësuar tonelatat me drogë.
Një ndër ta edhe Erdit Hazizaj që rezulton se nga periudha 16 Gusht 2017 deri më 5 Nëntor 2021, ka mbajtur pozicionin e oficerit të policisë pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
I cili siç do të shikohet edhe në vazhdim i kërkon ndere të ndryshme Kristo Qiricit deri edhe fletë hoteli për çunat …
‘File, ndonjë fletë hoteli për çunat jep dot’.
Biseda të cilat zhvillohen midis tyre para dhe pas këtij episodi trafiku që zhvillohet përgjatë muajit mars të vitit 2020.
Ndërsa Eldjon Alushaj, sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetues rezulton se bashkërendonte të gjithë punët e aktivitetit kriminal me Kristo Qiricin, nëpërmjet një numri telefoni të cilin e kishte regjistruar në emër të nënës dhe më pas motrës së tij.
Biseda të cilat kanë provuar nëpërmjet sistemit Tims, edhe lëvizjet e shumta që këta dy shtetas kanë kryer jashtë Shqipërisë. Sidomos gjatë vitit 2020.
Koha kur grupi kriminal ka një aktivitet të shtuar përsa i përket trafikimit të lëndës narkotike në Greqi.
Momenti kur në lojë del dhe emri i oficerit të policisë Erdit Hazizaj, por edhe i shumë efektivëve të tjerë që janë vënë në shërbim të plotë të organizatës kriminale.
Siç është edhe ky episod i muajit shkurt, që i paraprin kalimit të 1 ton kanabis në doganën e Qafë Botës.
Ku Erdit Hazizaj kujdeset që rruga të jetë e lirë ‘nga shteti’ për Kristo Qiricin.
Kristo Qirici i kërkon Erdit Hazizaj që të interesohet te shokët e tij në polici, pasi kishte parë shumë lëvizje në zonën e Muzinës/Gjirokastër, rrugë në të cilën dyshohet se do të kalonte për të transportuar lëndën narkotike.
Më pas i thotë se po doli një rrugë marrim na një dyzetë mijshe.
‘Gjërat janë nga zona, kurse kalimi nga Saranda.
‘Po më tha një i Gjirokastrës, kanë qenë pardje aty’.
‘Po doli një rrugë marrim një 40 mijshe. Gjynah ta lesh’
Por për t’u kthyer te episodi i dështuar i trafikimit të 1.2 ton kanabis, të kapur në Athinë më 7 Mars, ku u arrestuan edhe dy transportuesit italianë, Luca Bruno dhe Denise Carannante, Erdit Hazizaj del se nuk ishte punonjësi i vetëm i rrobës së policisë që ndihmoi Kristo Qiricin dhe organizatën e tij.
Pasi një tjetër shërbëtor i korruptuar që mbante ndërkohë mbi kokë kapelen e policisë së Shtetit ishte edhe Elvis Dërvishi.
Luca Bruno dhe Denise Carannante mësohet se kanë hyrë në Shqipëri më datë 6 Mars 2020, ora 07:50, nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës, me rulotin e tyre me targa FK 595 LV dhe kanë dalë nga Shqipëria nga Pika e Kalimit Kufitar ‘Qafë Bota’, më datë 7 Mars 2020, në orën 13:12.
Ku të dyshuar si të përfshirë në këtë episod të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë, janë Kristo Qirici, Eldjon Alushaj, Benci Toska, dhe oficerët e policisë Erdit Hazizaj dhe Elvis Dërvishi, oficer policie.
Do të ishin pikërisht këta oficerë të policisë por edhe të tjerë që do të zbulohen më poshtë, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre në policinë lokale,
jo vetëm po i krijonin infrastrukturën e duhur kësaj organizate kriminale për të kaluar drogën të pashqetësuar nëpërmjet akseve rrugore apo pikave kufitare, por edhe raportonin te kreu i këtij grupi kriminal edhe për ata që mund të ishin spiunët brenda radhëve të tyre, siç ishte kapja e sasisë së drogës në Greqi.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128