E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij, arestohet 47-vjeçari, e shoqja procedohet penalisht

21 Shtator 2024, 14:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij, arestohet 47-vjeçari, e

Një 74-vjeçare është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. Gjithashtu pas dhunës së ushtruar Vjollca Murja ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje.

Pasditen e djeshme Vjollca bëri denoncimin në polici dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Nurja është vendosur në prangat për veprën penale dhunë në familje.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Nurja për shkak se ka fëmijë të mitur është procedua në gjendje të lirë. 45-vjeçarja akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Nga ana e Policisë 74-vjeçares i është plotësuar kërkësa për urdhër mbrotjeje, si dhe është pajisur me vendim mjeko-ligjor, kur vërtetohet që është dhunuar.

 

Po ndodh...