E rëndë/ Hidhet nga kati i 9-të i banesës shtetasi italian në Vlorë

8 Gusht 2024, 17:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë/ Hidhet nga kati i 9-të i banesës shtetasi italian
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Vlorë, ku një shtetas italian dyshohet se i ka dhënë fund jetën në mëyrë tragjike. Viktima është shtetasi italian L.B., 87 vjeç (person paraplegjik)

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se i moshuari në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i nëntë i banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarsia 3”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...