E rëndë në Itali/ Pas sherrit i dëboi nga shtëpia, babë e bir shqiptar tentojnë t'i vënë flakën të moshuarës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona, babë e bir me origjinë nga Shqipëria kanë tentuar të digjinin një të moshuar e cila ishte e afërmja e tyre. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Casarano, një komunë e Salentos në Leçe të Italisë.
Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet dhe debatet rastësore në shtëpi. Dy të afërmit e të moshuarës, përkatësisht vëllai i saj 64 vjeç dhe nipi 37 vjeç kishin shkuar për vizitë te shtëpia e së afërmes së tyre por për shkak të debateve të vazhdueshme mes tyre situata ishte rënduar dhe gruaja u kishte thënë të afërmeve të iknin nga shtëpia duke i nxjerrë jashtë.
Më pas, dy burrat, babë e bir kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe e kanë spërkatur me benzinë të moshuarën në tentativë për t'i vënë flakën, teksa ajo po flinte, gruaja ka bërtitur dhe ka dalë jashtë për të denoncuar në polici.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
