E rëndë në Korçë, nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë

Dy gra janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në qytetin e Korçës. Viktima janë Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54 vjeç.
Ndërsa ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e vdekjes, policia thotë se paraprakisht dyshohen të kenë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi:
Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.
Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-
Aksident në Durrës, autobusi përplaset me trafikndarësen
1 Shkurt, 17:16 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


