Ekzekutimi i Liridonës/ Naim Murseli ndryshon dëshminë, mohon raportimet për tradhëti

Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka përfunduar dëshminë e tij para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Teuta Zhinipotoku dhe Dr.Sc.Spec, Shemsedin Pirraj, avokatët e Naim Murselit, kanë folur në lidhje me deklaratën e tij, dhënë pranë Prokurorisë së Prishtinës.
Ata thanë se, Murseli ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në rajonin e policisë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka mohuar përfshirjen e tij në këtë vrasje.
“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Sot është kryer deklarimi i tij pranë Prokurorisë themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në polici.
Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes por ka mohuar implikimin e tij në këtë rast.
Informatat, të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtejshme.”, u shprehën avokatët e Naim Murselit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



