Efektivi i RENEA-s, Altin Morina i lidhur me grupin e Ervis Martinajt, ku i dorëzoi një pjesë të parave?

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili ditën e djeshme u arrestua në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit. Në makinën e tij kishte 113 mijë euro, 290 mijë lekë të reja dhe 80 paund.
Dy orë para së të arrestohej Morina ishte në Elbasan ku dyshohet se ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar. 113 mijë eurot janë të efektivit edhe pse nuk ka deklaruar asgjë para kolegëve te tij.
Pak minuta para se të prangosej është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga hetuesit për shkak të sekretit hetimor dhe nuk dihet arsyeja pse efektivi nuk eshte ndaluar në momentin që ishte me të.
Efektivi Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Aktiviteti ishte për heroinë dhe kokainë.
Gjithashtu ka dyshime të forta se efektivi ka lidhej me grupin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Tetë ditë më parë, Morina është parë në praninë e një të afërmi të Ervis Martinajt ku dyshohet se e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.Ky nuk është rasti i parë ku punonjës të policisë së shtetit shoqërohen me persona të inkriminuar. Kujtojmë këtu rastin e oficerit të operacionales Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, me akuzën se shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



