Ekstradohet nga Spanja djali i ish-kryepolicit Erzen Breçani! Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC

Ekstradohet nga Spanja djali i ish-kryepolicit Erzen Breçani! Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC.
Në një operacion të mbajtur sekret nga Interpol Tirana, Eralbi Breçani është sjellë sot (13 qershor) nën pranga në aeroportin e Rinasit nga oficerët e Interpol Madridit.
Djali i ish-efektivit, që gjithashtu u arrestua gjatë operacionit të SPAK tre vite më parë por u lirua më pas për shkaqe shëndetësore, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Bashkë me të edhe biznesmeni Ervin Mata, partneri i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht me lidhje familjare me Breçanin.
Akuzat ndaj tyre ishin për grup kriminal të strukturuar dhe trafik nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Shqipëri, teksa hetimet janë në proces nga SPAK dhe GJKKO.
Po ndodh...
ide
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128