Rama në burg, Berisha në burg"/ Kreu PD sulmon akuzon protestuesit: Parullat kundër meje, janë të stisura nga opozita e opozitës!
Ndërkohë që në ditën e 14, Protesta e madhe kundër Kastës së korruptuar politike dhe Tirana buçet "Rama, Sali Berisha", Sali Berishës ka zbuluar se këto sllogane kundër tij dhe kryeministrit, janë "opozitë e opozitës". Në deklarata e fundit të kreut të Partisë Demokratike, i cili tha se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në protestën qytetare që po zhvillohet prej ditësh para Kryeministrisë, tregon lojën e dyfishtë të tij.
Për herë të parë, Berisha pranoi hapur se prania e tij në shesh mund të dëmtojë atë që ai e quan “fibra qytetare” e protestës. Sipas tij, pjesëmarrja personale do t’i jepte revoltës nuanca politike të panevojshme dhe do të rrezikonte të zbehte karakterin qytetar që ajo ka fituar gjatë ditëve të fundit. Por "harroi" të lexoj mllefin e protestës ndaj klasës së korruptuar të tranzicionit, përfaqësues i së cilës është.
“Prania ime aty dëmton fibrën më të fuqishme të protestës, fibrën qytetare”, deklaroi Berisha, duke lënë të kuptohet se është i vetëdijshëm për faktin se figura e tij njësoj si e Ramës është e urryer nga protesta e madhe.
Kjo deklaratë tregon hipokrizinë e tij. Në 5 ditët e para ai i quajti protestuesit mjeranë dhe që derdhin lot krokodil. Për herë të parë ai doli hapur bashkë me Ramën kundër qytetarëve, duke hequr dorë nga nga loja sikur janë "armiq" të egër. Por kur panë rritjen e madhe të protestës, u kthyen te avazi i vjetër. Kjo i nxori edhe më qesharak dhe hipokritë, ndaj pasi Berisha e drodhi duke u shfaqur si pro protestës dhe urdhëroi strukturat ti bashkëngjiten, qytetarët të cilët deri tani i kishin trajtuar si budallenj, i shtuan edhe më shumë thirrjet: Rama dhe Berisha në burg!/ Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128