Francë-Senegal, sfida që rikthen hijet e errëta të 2002 për Blutë transalpinë

Papa Diop është një hero kombëtar në Senegal. Askush nuk e harron golin e tij në minutën e 30 në ndeshjen ndaj Francës së fortë që luajti pa Zinedine Zidanë në dy ndeshjet e para të Botërorit 2002.
Ai gol dhe më pas ai vallëzim i të gjithë futbollisteve të Senegalit te flamuri i goditjes së këndit u shndërrua në një prej imazheve më ikonike në historinë e Botërorëve
Pape Diop ndërroi jetë në 2020 në moshën 42 vjeçare pas një beteje me sëmundjen ALS dhe ditën e martë, në sfidën që do të luhet në New York, imazhi i tij do të jetë i pranishëm. Ashtu siç kujton Deschamps, ky brez yjesh në atë kohë ishin duke hedhur hapat e parë. Megjithatë ka gjëra ku Senegali kapet për të besuar. Franca, në atë kohë vinte si një prej skuadrave më favorite pasi kishte fituar botërorin e 1998 dhe Euro 2000, por në edicionin e Japonisë dhe Koresë së Jugut dështoi totalisht
Deschamps i paralajmëroi të tijët që asgjë nuk është kryer dhe përpara se të udhëtonte për në SHBA paralajmëroi për grupin e skuadrës së tij që nuk është aspak i lehtë.
Në 2002, Senegali ishte një prej skuadrave më të mira të kontinentit afrikan me 21 nga 23 lojtarët e tij që luanin në Ligue 1 dhe si për koinçidence, vinte pas një finale të Kupës së Afrikës. Në atë vit u dorëzua me penallti ndaj Kamerunit, ndërsa këtë vit fitoi me penallti ndaj Marokut, por ky i fundit u ankua dhe e fitoi trofeun në tavolinë për shkak të braktisjes së fushës së futbollistëve të Senegalit
Formacionet e skuadrave në 2002
Senegal : Tony Sylva; Omar Daf, Lamine Diatta, Pape Malick Diop, Ferdinand Coly; Aliou Cisse, Salif Diao, Moussa N’Diaye, Papa Bouba Diop, Khalilou Fadiga; El-Hadji Diouf.
Franca: Fabien Barthez; Lilian Thuram, Marcel Desailly, Frank Leboeuf, Bixente Lizarazu; Emmanuel Petit, Patrick Vieira, Youri Djorkaeff; Sylvain Wiltord, David Trézeguet, Thierry Henry.
Franca e nisi Botërorin e 2002 me një humbje dhe nuk e mori më veten. Në ndeshjen e dytë, sërish pa Zidane, barazoi me Uruguajin dhe në sfidën e tretë dhe më vendimtare për kalimin në 1/8 të finaleve humbi ndaj Danimarkës. Rommedahl dhe Jon Dahl Tomasson vulosën dështimin e Bluve të drejtuar nga Roger Lemerre.
‘Kjo ndeshje ka bërë që shumë të rinj të skuadrës aktuale të ëndërrojnë. Do të jenë personat më të lumtur në botë-tregon një prej protagonistëve të asaj koje Alassane N’Dour për ‘L’Equipe’-do të thonë: ‘do të përsërisim atë që bënë të parët tanë’. Ishte një arritje që askush nuk e mendonte se do të ishte e mundur në atë kohë, përveç nesh. Sepse duhet kuptuar se është një ndeshje që është transmetuar brez pas brezi, një ndeshje historike. Është e mrekullueshme’
Në këtë edicion Franca nuk vjen si kampione e botës, por si finaliste e 2022, kampione e botës në 2018 dhe si një nga favoritet e mëdha me një konstelacion yjesh me në krye Kylian Mbappe.
Po ndodh...
ide
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128