EMRAT/ Aksidenti me 8 viktima, dy të arrestuar, emigrantët ishin pakistanezë
Hetimet për zbardhjen e dinamikës së tragjedisë së djeshme në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 emigrantë të huaj dhe shoferi shqiptar, kanë hyre në fazë të re.
Për llogari të policisë dhe prokurorisë Gjirokastër është arrestuar sot Agustin Gjeta 26 vjeç nga qyteti i Shkodrës dhe ndaluar Ramazan Dekovi, 23 vjeç, po nga Shkodra. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale 298/3 te Kodit Penal, për ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.
Ndërkaq, pas 10 orësh prej aktivizimit të grupit të kriminologeve dhe specialisteve mjeko-ligjore të mbërritur nga kryeqyteti, është zbuluar identiteti i 3 nga 8 viktimave të aksidentit te djeshëm, ndërkohë që për të tjerët ka qenë e pamundur të zbulohet identiteti i tyre.
Siç mësohet nga burime jozyrtare nga grupi hetimor, bëhet e ditur se mosha e viktimave që u gjetën ne bordin e shkatërruar te Mercedez-Benzit është poshtë 30 vjeç dhe të gjithë klandestinët kanë qenë pakistanezë.
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128