
Emrat/ E dhunuan dhe e goditën me makinë, pranga dy të rinjve që tentuan të vrisnin një person

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Kavajë pasi kanë tentuar të vrasin një person, duke e dhunuar dhe më pas përplasur me makinë.
Në pranga janë vënë shtetasit Halit Ullorja dhe Letjan Lushkaj.
Njoftimi i policise:
Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit.
Në pranga dhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.
Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2, kanë shkuar menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës.
Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas.
Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-
Djegia e flamurit të Kosovës në Zveçan, reagon KFOR-i
25 Shkurt, 12:54

Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128