Emrat/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorë të rinj në Gjirokastër dhe Elbasan

7 Mars 2023, 09:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorë

7 Marsi ka sjellë ndryshime në Policinë e Shtetit. Mësohet se Ardian Çipa nga DVP Elbasan është emëruar Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër. Ndërkohë që nga Gjirokastra, Bledar Çeliku është vendosur te Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.

Në policinë e Elbasanit është vendosur drejtues Ilir Proda, i cili mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale po në Elbasan. Ndërkohë që në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu. 

 

Po ndodh...

ide