EMRAT/ Po ndërtonin pa leje një TEC në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

29 Korrik 2025, 10:56 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRAT/ Po ndërtonin pa leje një TEC në pronë publike,

Dy inxhinierë janë arrestuar nga Krimi Ekonomik në Vlorë, ndërsa janë shpallur në kërkim pronari dhe administratori i një kompanie.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

* Elton Malkaj., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe Luan Metaj, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

* S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe Jugelard Ibrahimi, 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e zbatimit të ligjit dhe për mbrojtjen e territorit nga çdo ndërtim i paligjshëm që rrezikon mjedisin dhe sigurinë publike.

Po ndodh...