Emrat/ Qëlluan me rreth 100 plumba gjatë grabitjes së shtëpisë, identifikohen dy të rinjtë e shpallur në kërkim
2 February 2025, 18:41 / AKTUALITET

Policia është ende në kërkim të dy personave të dyshuar për sulmin e armatosur në fshatin Gruemirë, Malësia e Madhe.
Raportohet se të shpallur në kërkim janë Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj).
Të dy të dyshuarit hapën zjarr me rreth 100 plumba pasi u pikasën nga tre banorë të fshatit teksa po tentonin të vidhnin një pronë. Pasi debatuan me banorët, ata qëlluan me armë në ajër gjatë largimit nga vendngjarja.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, e cila po heton rastin për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

