EMRAT/ SPAK operacion kundër pastrimit të parave, arrestohen 4 persona

26 Maj 2026, 08:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ SPAK operacion kundër pastrimit të parave, arrestohen 4 persona

Një operacion i SPAK ka goditur një grup kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa deri tani janë arrestuar 4 persona.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se mes të arrestuarve konsiderohet si personazhi kryesor Ergys Kastrati allias Bishja. Ai u kap në një vilë në një zonë rezidenciale gjatë operacionit të forcave speciale.

Ndërkohë, në Itali është arrestuar edhe kreu i dyshuar i grupit, Igli Kamberi. Sipas hetimeve, ai akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një shtetasi italian.

 

Po ndodh...

ide