EMRAT/ Transport droge nga Brazili në Athinë, në pranga i riu nga Konispoli! Policia greke sekuestron 17 kg kokainë, kush janë të arrestuarit dhe rolet e tyre

Një 28-vjeçar nga Konispoli, i identifikuar si Pajtim Kaleshi, është arrestuar në Greqi pas një operacioni që çoi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Policia greke identifikoi fillimisht 30-vjeçarin grek Iosif Samha, me precedentë penalë, i cili vinte me avion nga një vend i huaj. Në dy valixhet e tij, brenda aeroportit “Eleftheros Venizelos”, policia sekuestroi 16 pako me 17.3 kg kokainë.
30-vjeçari ka kryer transportin për llogari të një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet A. S, i cili është shpallur në kërkim.
Më urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit Pajtim Kaleshi, 28 vjeç, banues në Konispol. Policia e ka pikasur Kaleshin jashtë aeroportit dhe e ka vënë në pranga. Ai mësohet se do të kryente shitjen e drogës në Athinë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti i Pajtim Kaleshit, 3 celularë dhe 590 euro.
Droga është marrë në Brazil nga Iosif Samha, i cili ka shkuar disa ditë më parë në Brazil, ku ka marrë lëndën narkotike dhe ka udhëtuar nga Brazili në Athine duke pasur tranzit Katarin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


