Emrat/ U raportuan si të zhdukur nga familjarët, 3 vlonjatët ishin arrestuar nga policia

Një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Vlorës, ku mbrëmjën e djeshme kishin humbur kontaktet me familjarët 3 persona.
Ishin familjarët ata që kishin bërë denoncimin në polici, pasi kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre.
Mirëpo ngjarja është zbardhur shpejt, për shkak se personat e shpallur të humbur nga familjarët, mes tyre dhe dy vëllezër, në fakt ishin vënë në pranga nga Forcat Operacionale.
Vëllezërit Ledian dhe Florjan Muho, si edhe shtetasi Landi Kalemaj, u arrestuan pasi ndaj tyre ishte lëshuar një masë sigurie e arrestit me burg nga Gjykata e Bolonjës në Itali.
Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës, ndërsa operacioni dhe hetimet janë ndërmarrë nga policia italiane.
Operacioni u shtri dhe në Gjermani, ku në total në të treja shtetet janë vënë në pranga 13 persona.
-
-
-
Gjendet një trup i dekompozuar në Pogradec, detaje
9 Prill, 08:38
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



