EMRI/ Dyshohet se siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

Interpol Tirana ka njoftuar se është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç, i lindur në Shkodër, i akuzuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si pjesëtar i një grupi kriminal.
Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi u realizua pas koordinimit të veprimeve operacionale mes Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i ka caktuar Krajës masën e sigurisë “arrest në burg” me vendim të datës 15 maj 2024.
Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme dyshohet se, për një periudhë rreth katërvjeçare, nga dhjetori 2020 deri në maj 2024, Jozi Kraja ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami.
Materialet procedurale vijojnë të trajtohen nga autoritetet shqiptare për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
