Pas Nestle, disa kompani tërheqin qumështin e bebeve, dyshime për kontaminim

Pas Nestle, kompani të mëdha të industrisë së qumështit, si Danone, Lactalis dhe Vitagermine, kanë nisur tërheqjen nga tregu të qumështit pluhur për foshnja, si pasojë e dyshimeve për kontaminim me cereulide, një toksinë e dëmshme, që shkakton të vjella dhe diarre zakonisht 30 minuta pas konsumimit.
Kontaminimi dyshohet se ka nisur në fillim të dhjetorit, dhe është gjurmuar te një furnizues kinez i vajit ARA, një përbërës kyç në formulat premium për foshnja.
Si pasojë, nga fundi i vitit 2025, prodhuesit e formulave në mbarë botën janë detyruar të kryejnë analiza rreziku.
Kompania Nestle ka tërhequr qindra produkte nga linjat e saj të formulës së foshnjave në më shumë vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Danone gjithashtu ka tërhequr disa lloje të formulës së qumështit të prodhuar në Irlandë, sidomos markat e njohura si Aptamil apo Nutrilon, për të njëjtat arsye.
Edhe prodhues të tjerë, përfshirë Vitagermine kanë tërhequr lloje të caktuara të formulës së qumështit për bebe si masë paraprake.
Kjo konsiderohet një nga krizat më të mëdha globale të sigurisë ushqimore për foshnjat vitet e fundit.
Sakaq, autoritetet në Francë kanë nisur hetimet për dy raste vdekjesh të foshnjave që kishin konsumuar formula qumështi nga llojet e të tërhequra, megjithëse ende nuk është konfirmuar lidhje shkakësore midis konsumit të formulës dhe rastit.
Toksina cereulide prodhohet nga lloje të bakterit Bacillus cereus dhe është rezistente ndaj nxehtësisë, që do të thotë se nuk shkatërrohet gjatë përgatitjes së formulës me ujë të valuar, që në nivele më të larta për shkak të konsumit mund të krijojë rrezik për simptoma gastrointestinale te foshnjat.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
