Shtyhet seanca gjyqësore për krahun e djathtë të Ballukut, Evis Berberi

Është shtyrë për në datën 9 shkurt seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi.
Berberi, një nga vartësit më të afërt të zv/kryeministres Belinda Balluku, u arrestua më 14 mars 2024 nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Po ashtu, edhe Belinda Balluku është e akuzuar nga SPAK, ndërsa prokuroria ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra dhe më pas autorizimin për arrestimin, në kuadër të së njëjtës dosje hetimore.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-kreu i ARRSH dyshohet se është i përfshirë në skema korruptive që lidhen me të paktën 8 tendera publikë, me vlerë totale prej miliona eurosh.
Berberi, fillimisht në detyrën e Drejtorit të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro, të cilat janë fituar nga kompania “DAAM”, e drejtuar formalisht nga Valter Begaj, por që sipas hetimeve zotërohej në mënyrë indirekte nga vetë Berberi.
Po ashtu, gjatë periudhës kur Berberi drejtonte ARRSH-në, e njëjta kompani ka përfituar edhe tre tendera të tjerë me vlerë rreth 1 milionë euro.
Hetimet kanë zbuluar se kompania “DAAM” është përdorur si kanal për transferimin e shumave të mëdha monetare nga kompania tjetër “Net Group”, në pronësi të sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme financiare.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
