EMRI/ E rëndë në Lushnje, burri kërcënon me pistoletë gruan në sy të fëmijës së mitur

1 Gusht 2024, 11:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ E rëndë në Lushnje, burri kërcënon me

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 44-vjeçar, pasi ky i fundit ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasin Bilbil Hoxha.

Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në  familje.

Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi:

-B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide