EMRI/ Ndezi zjarr për shkurret, por dogji 1000 rrënjë ulliri, arrestohet 38-vjeçari

Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie.
Nga zjarri që ndezi ky shtetas, në fshatin Shetel, u dogjën një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u arrestua shtetasi:
– Myslim Marku, 38 vjeç, banues në Shetel, Shijak, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.
Po ndodh...
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
