EMRI + FOTO/ Ky është 25-vjeçari që qëlloi 10 herë me thikë grekun, në tentativë për t’i grabitur shtëpinë

29 Dhjetor 2023, 11:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI + FOTO/ Ky është 25-vjeçari që qëlloi 10

Klodian Saliaj, 25-vjeçari nga Armeni i Vlorës, dyshohet se ësjtë autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Greqi, ku në tentativë për të kryer një grabitje, ai qëlloi 10 herë me thikë një të moshuar grek.

Sipas policisë, Saliaj shoqërohej nga bashkatdhetari 18-vjeçar Jordan Bejaj dhe të dy hynë në shtëpinë e të moshuarit grek për të grabitur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Kefalonisë. Ata fillimisht thyen xhamin e shtëpisë dhe 25-vjeçari hyri brenda, teksa 18-vjeçari bënte rolin e rojës.

Kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës .

Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e djeshme nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit të Kefalinisë. Ata qëndronin pa dokumente në shtetin grek.

 

Po ndodh...