EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

28 Shtator 2025, 11:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet

Është arrestuar në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik.

Policia bën me dije se 37-vjeçari, Denis Trungu, rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat e një operacioni në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...