EMRI/ I dënuar për plagosje, ndërron jetë në burg 36 vjeçari
Ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës një i dënuar.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin, Allush Hysa. Hysa, i cili vuante dënimin për plagosje, ishte diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.
I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
