EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë, arrestohet i riu në Tepelenë

9 Qershor 2022, 14:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë,

24-vjeçari Endri Kokona është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tepelenës pasi rezultonte i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

“Shërbimet e Komisariatit bazuar në  informacionet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim.

Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I.

Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Po ndodh...