EMRI/ I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh! Arrestohet 27-vjeçari

I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, identifikohet, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari, Edusjon Zyka.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier.
27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.
Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
