Emri/ Konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro, në pronësi të 43-vjeçarit të dënuar për drogë

13 Qershor 2023, 14:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro, në

Konfiskohet një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari, Julian Sulo, të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit Julian Sulo  43 vjeç, banues në Lushnjë.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat shtetasi J. S. ka qenë i dënuar.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.

 

Po ndodh...