Emri/ Kush është ish-drejtori i doganës së Fierit që shkaktoi aksidentet, i akuzuar më parë për dhunë

Arlind Lagji 45-vjeçari i arrestuar tashmë ishte nën drejtimin e një automjeti luksoz ku përplasi fillimisht një këmbësore. Nuk ndaloi ti jepte ndihmën e parë apo të njoftonte autoritetet, por i dha gaz duke përplasur dhunshëm disa metra më tutje një tjetër automjet. Në bordin e këtij të fundit ishte një person që mbeti po ashtu i plagosur së bashku me këmbësoren. Të dy u transportuan në spital.
Shoferi 45-vjeçar Arlind Lagji ishte Drejtori i Doganës Fier deri pak muaj më parë. Lagji u shkarkua nga detyra pas një raportimi mediatik që tregoi se ai kishte kërcënuar me jetë dhe dhunuar një person, me bashkëshorten e të cilit kishte pasur marrëdhënie intime.
Njoftimi i policisë:
Aksidenti këtë të Hënë u shënua në rrugën “Gjergj Kastrioti” rreth orës 17:40.
“Shtetasi A.L. (Arlind Lagji), rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka aksidentuar shtetasen I.S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B.C., 63 vjeç”, njoftoi policia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



