EMRI/ Ky është shoferi 34-vjeçar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier

1 Gusht 2024, 23:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Ky është shoferi 34-vjeçar që humbi jetën
Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Kafaraj në Fier, duke shkaktuar një fatalitet. Sipas raportimeve të deritanishme, një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. 34-vjeçari Aurel Yzeiraj  mbeti i vdekur gjatë këtij aksidenti.

Nga informacionet e para, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të përballojë plagët e marra nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ende nuk ka të dhëna të plota nëse kishte persona të tjerë në makinë.

Policia e Fierit është në vendngjarje dhe po kryen një hetim të thelluar për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e tjera të ngjarjes. Njoftimet zyrtare dhe raportet e plota priten në vijim për të ofruar më shumë detaje mbi këtë aksident tragjik.

Po ndodh...