Emri/ Makina del nga rruga në Koplik-Dedaj, vdes rrugës për në spital 21-vjeçari
12 Dhjetor 2024, 21:58 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.
Policia e Shkodrës bëri me dije se një 21-vjeçar ka humbur jetën, teksa udhëtonte me mjet në aksin Koplik-Dedaj, rreth orës 20:30.
Mësohet se viktima është Gjeto Gjonaj, 21 vjeç, banues në fshatin Reç.
“Duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë 21-vjeçari ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital”, bëri me dije policia vendore.
Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja, informoi se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

