EMRI/ Pas 6 ditësh në koma, vdes 13-vjeçarja shqiptare në Itali! Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe u aksidentua

17 Janar 2025, 18:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Pas 6 ditësh në koma, vdes 13-vjeçarja shqiptare në

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 13-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë. Sipas mediave vendase, viktima është Jenifer Alkani, e cila prej 6 ditësh ishte në koma pasi pësoi një aksident.

Sipas raportimeve, më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur. Teksa të rinjtë po udhëtonin me makinë, me shpejtësi tepër të lartë, ata janë përplasur me një parmak betoni, duke pësuar dëmtime të rënda. Jenifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma të pashërueshme.

Pasditen e sotme, mjekët u detyruan të fikin aparaturat që e mbanin në jetë, pasi nuk panë përmirësim në gjenden e saj. Sa i përket të rinjve që ishin me të, ata ishin një 22-vjeçar dhe një 19-vjeçar. Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe po ashtu, kishin postuar video duke ecur me shpejtësi në “tiktok”.

Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.