Emri/ Qëlloi 18 herë me armë ndaj ish-të dashurës dhe familjarëve të saj, ja sa vite burg u dënua shqiptari

14 Dhjetor 2022, 09:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Qëlloi 18 herë me armë ndaj ish-të dashurës dhe

Gjykata e Leçes ka dënuar me 10 vite burg një 22-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka qëlluar me breshëri automatiku, ish-të dashurën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes 9 dhe 10 gusht, në vitin 2021. Ibrahim Rudin, akuzohet se hapi zjarr me armë ndaj të resë, e cila ishte në rrugë bashkë me motrën e saj, kushëririn dhe dy miqtë në rrugën “Kennedy “në qendër të Galipolit. Ndonëse Rudi qëlloi 18 herë me automatik në drejtim të tyre, ata i mbijetuan sulmit.

Fill pas krimit, 22-vjeçari u largua nga vendngjarja më pas, por u arrestua ditë më vonë. Ai u dënua me procesin e gjykimit të shkurtuar nga gjyqtarja Simona Panzera. Rudi u shpall fajtor për vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë.

 

Po ndodh...

ide